10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kosova synon që 30% të automjeteve t’i ketë elektrike deri në 2030

Ministri i Infrastrukturës Libur Aliu ka thënë se me miratimin e draft-konceptit e dokumentit për fushën e automjeteve, synohet që deri në vitit 2030, tridhjetë përqind e veturave në  Kosovë të jenë elektrike.

Ai ka thënë se me këtë koncept-dokument për vitet 2023-2030, Kosova afrohet drejt BE-së dhe të ruhet ambienti.

“Veturat e importuara të jenë konform standardeve të sigurisë dhe mjedisit. Do të fokusohet importimi i veturave elektrike. Deri në vitit 2030 diku 30 përqind e flotës së automjeteve në vendin tonë të jenë elektrike dhe hibride. Të gjitha këto na ofrojnë me BE-në dhe ndikojnë në ambientin tonë”, ka thënë Aliu në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Sa i përket draft-strategjisë së  transportit multimediale për vitin 2023-2030, Aliu ka thënë se ka për qëllim ndërlidhjen e transportit tonë me korridore tjera.

“Strategjia e multimediales është dokument të cilin e kemi përgatit bashkë me ndihmën e BE-së dhe në linjë me politikat e BE-së dhe synojnë që të krijojë koordinim të çartë në mes të llojeve të ndryshme të transportit e që është transporti tokësorë, rrugorë, hekurudhor dhe ajror.Kjo strategji do të ndihmojë që komforë trageteve të BE-së të arrijë t’i zbusë emisionet nga ana e transportit dhe të krijojë siguri në trafik”, ka thënë ai.

Ministria Aliu tha se nga kjo strategji do të dalin projekte të rëndësishme në transportin hekurudhor.

“Nga kjo strategji do të dalin projekte të rëndësishme sidomos me fushën e hekurudhave. Strategjia është përditsu me projekte të reja. Kjo strategji e ka njërën prej prioriteteve sigurinë në trafik”, është shprehur ai.

Më Shumë

Ti je për mua një krijesë e trishtë

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese. Përktheu: Orjela Stafasani Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e...

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Lajmet e Fundit