3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Kosovarët po vdesin në komunikacion nga vozitësit e pakujdesshëm

Rrugët në Kosovë janë shndërruar në arenë të vdekjes për shkak të aksidenteve të shumta.

Institucionet e vendit janë detyruar të nxjerrin një Projektligj të ri përmes së cilit i kanë ashpërsuar dënimet në mënyrë që të ndikojnë në uljen e aksidenteve me fatalitet.

Ky projektligj ka hyrë në fuqi dhe parasheh gjoba të ashpra për vozitësit që nuk i respektojnë ligjet.

Duke u bazuar në të dhënat e vitit 2016, krahasuar me ato të vitit 2017 vërehet se ka ngritje të aksidenteve me fatalitet.

Në periudhën janar- nëntor të viti 2016 numri i aksidenteve me fatalitet ka qenë 100, në të njëjtën periudhë të vitit 2017, numri i aksidenteve të tilla ka qenë 119 apo 20 për qind më shumë se në vitin 2016.

Po ashtu në muajin nëntor të vitit 2016 numri i personave të vdekur ka qenë 100, ndërkaq në të njëjtën periudhë të vitit 2017, numri i personave të vdekur ka qenë 199 apo 19 për qind më shumë së në vitin 2016.

Po ashtu numri i të aksidentuarve me lëndime gjatë vitit 2017 ka shënuar ngritje duke shkuar në 5816 apo 2.92 për qind më shumë se në vitin 2016 që ka qenë 5651.

Por numri i të aksidentuarve me lëndime krahas vitit paraprak ka shënuar rritje duke shkuar në 11 mijë e 549 apo 4.43 për qind më shumë se në vitin 2016.

Numri i aksidenteve me persona të lënduar gjatë vitit 2016 ka arritur 11059, ndërkaq në të njëjtën periudhë të vitit janar-nëntor të vitit 2017 ka qenë 11579 apo 4.43 për qind më shumë se në vitin 2016.

Numri i aksidenteve me persona të lënduar gjatë 2016’tës ka qenë në 11 mijë 059, ndërsa në të njëjtën periudhë të viti 2017 është rritur në 11 mijë e 549 apo 4.43 për qind më shumë.

Aksidentet me dëme materiale gjatë vitit 2016 kanë qenë 11 mijë e 230 ndërkaq gjatë të njëjtës periudhë të vitit janar-nëntor 2017, ka qenë 10 mijë e 199 apo më pak për 9.18 për qind.

Gjatë viti 2017 numri i aksidenteve në total ka shënuar ulje nga 16 mijë e 970 në vitin 2016, në 16 mijë e 122, apo më përqindje 5 për qind më pak.

Policia po ashtu është përkujdesur që të ndëshkoj shkelësit e rregullave në trafik.

Numri i tiketave të lëshuara gjatë këtij viti ka qenë më i madh se në vitin e kaluar.

Deri në nëntor të vitit 2016 janë lëshuar 303 mijë 951 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2017 janë lëshuar 371 mijë 976 apo 22.33 më shumë./Abresh.info

Më Shumë

Ylli fiton duelin e parë gjysmëfinal në ‘Karagaçi’

Golden Eagle Ylli ka fituar duelin e parë gjysmëfinal, duke mundur Pejën si mysafir me rezultat 84:87 (22:23, 19:19, 30:15, 13:30). Kampionët kishin epërsi deri...

Mbi 2 mijë patentë shofer të konfiskuar për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi. Derisa...

Lajmet e Fundit