Kosovarët ‘pushtojnë’ bregdetin shqiptar! Fluks makinash në Morinë

Shqipëria ka regjistruar shifrat më të larta gjatë ditëve të fundit me COVID-19 në 24 orë, e megjithatë kjo nuk i ka stepur pushuesit kosovarë që t’i drejtohen bregdetit shqiptar.

Ditën e sotme në doganën e Morinës është regjistruar numri më i lartë që nga viti i kaluar i makinave që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë, duke dhënë një dritë jeshile se këtë verë turistët në vendin tonë nuk do të mungojnë, pavarësisht situatës së vështirë që çdo vend, përfshirë edhe Shqipërinë po kalon nga koronavirusi.

Janë pesë sportele në hyrje dhe pesë sportele në dalje që punojnë në këtë fundjavë, por nuk i ka shmangur trafikun e rënduar. Siç shihet në fotot që Shqiptarja.com sjell, radha e makinave në doganë ësht kolometrike.

 

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit