21.8 C
Prizren
E martë, 20 Korrik, 2021

Kosovari në Gjermani vrau gruan nga xhelozia, pas krimit zbulohet se vëllai i saj e kishte thirrur me numër tjetër

Thirrjet në celularin e gruas vinin nga vëllai i saj, i cili kishte marrë një numër të ri. Ai thjesht donte të kontaktonte motrën e tij.

Vrasja, në tetor të vitit 2020, e gruas nga burri i saj, të dy shqiptarë nga Kosova, përveç makabre, është kryer edhe mbi informata të gabuara. I tërbuar nga xhelozia, H. S. (56) kishte vrarë gruan e tij D. S. (47) me 14 goditje me thikë, shkruan br.de.

Kosovari vazhdimisht besonte se gruaja e tij po e tradhtonte. Sipas deklarimit që ai ka bërë para prokurorisë, ajo gjithashtu nuk ishte mjaft e bindur ndaj tij.

Si rezultat, kishte pasur veprime të përsëritura dhune të ushtruara nga ai.

Përveç ndaj gruas, ai kishte ushtruar dhunë edhe ndaj vajzës së përbashkët 19 vjeçe. Për këtë arsye, rreth një vit e gjysmë para vrasjes së gruas, pas sulmit edhe ndaj vajzës, atij i ishte ndaluar me të dyja.

Vetëm kur ai kishte pranuar se xhelozia e tij afatgjatë ishte e pabazë, pas dhjetë ditësh atij i ishte lejuar të kthehej në apartamentin e përbashkët.

Më 8 tetor 2020, D. S. kishte marrë dy telefonata në telefonin e saj mobil, nga një numër që burri i saj nuk e kishte të njohur.

Po ashtu kishte pasur një përpjekje për të thirrur nga i njëjti numër një natë më parë.

H.S. kishte dyshuar se bëhej fjalë për një rival dhe kështu kishte shpërthyer mosmarrëveshja mes tyre, transmeton albinfo.

Sipas prokurorit, H. S. kishte vendosur të vriste gruan e tij. Ai i perceptonte kontaktet e dyshuara të saj me burra të tjerë “si turp personal dhe shkelje të nderit”.

Pastaj ai kishte marrë në kuzhinë një thikë të gjatë 21.5 cm dhe e kishte goditur shumë herë në fyt gruan e tij. Pastaj ai, i qetë, kishte shkuar në polici, ku u kishte thënë policëve: “Unë e kam therur me thikë gruan time, ajo është e shtrirë në kuzhinë”.

Ai gjithashtu kishte pranuar gjithçka në gjykatë. Për krimin e tij, H.S. përballet me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë.

Më Shumë

23 vjet nga masakra e Rahovecit

Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë e u plagosën. Në Tehqen...

Temperatura të larta edhe sot

I nxehti afrikan ka sjellë temperatura të larta në Kosovë ndërkohë që edhe të enjten pritet të jetë shumë nxehtë, njofton Prishtina Weather. Mbetet shumë nxehtë...

Mosmarrëveshje mes Duda Baljes e Emilija Rexhepit, përfshihet edhe Policia në Prizren

Më 11 korrik, në 26-vjetorin e gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë, deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, bashkë me bashkëpartiakët...

Djelal Ferati ka përfunduar në prangat e Policisë së Shqipërisë në Morinë

Djelal Ferati, 38-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka përfunduar në prangat e Policisë së Shqipërisë dhe së shpejti pritet të ekstradohet...

Këngëtarja shqiptare i lë të gjithë pa fjalë me bikinit e kaltra gjatë pushimeve në bregdet

Këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj i ka lënë të gjithë pa fjalë me bikinit e kaltra, teksa po kalon disa ditë të bukura në jugun...

Zyrtare: Tamas Bruce i bashkohet Golden Eagle Yllit

Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar transferimin e ri për sezonin e re në Superligën e basketbollit kosovar, shkruan Sinjali Sport. Kampioni i Kosovës ka njoftuar...

Malisheva dhe Rahoveci mbeten pa rrymë

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike kanë mbetur pa rrymë Gjakova, Malisheva dhe...

Një raste me Covid-19 në Spitalin e Prizrenit

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19. Siç njofton SHSKUK prej...

Totaj për VV-në e Prizrenit: Nuk e kam besuar që janë kaq të dobët

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se qeverisja lokale e VV-së në...

Në momente intime me Georgina Rodriguez, Ronaldo nuk i kursen pozat nga jahti luksoz

Pas përfundimit të aventurës së Portugalisë në Euro 2020, Cristiano Ronaldo ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka nisur pushimet me familjen...

Gjendet një predhë e minahedhësit në Rahovec

Në fshatin Opterushë të Rahovecit një person ka raportuar në polici se kishte hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer, që dyshohet...

“Nuk i gjej dot vajzat, s’di a janë gjallë”, babai në Gjermani kërkon ndihmë pas përmbytjeve

Të paktën 58 persona kanë humbur jetën kurse me dhjetëra të tjerë janë raportuar të zhdukur nga përmbytjet masive në Gjermani Një baba i dëshpëruar...

AAK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Dragashit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se kanë zyrtarizur kandidatin për kryetar të Komunës së Dragashit, raporton Gazeta Express. Në një shkrim...

Ylli televiziv tregon pamjen e re pas operacioneve të shumta

Katie Price ka treguar të enjten pamjen e saj krejt të re, gjatë një eventi në Essex. Prej disa muajsh ajo qëndroi në Turqi,...

Elhaida Danit i gjuan lopa me shkelm, reagimi i këngëtares është epik

Elhaida Dani është një nga këngëtaret më të dashura dhe një nga emrat më të lakuar në showbizin shqiptar. Ajo së fundmi ishte e ftuar...

Shtyhet gjykimi ndaj policit të akuzuar për rrahjen e dy personave në stacionin policor të Malishevës

Me kërkesë të avokatit Emrush Kastrati është shtyrë gjykimi ndaj zyrtarit policor, Mehdi Hoxha, i akuzuar për veprat penale “keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës...

Lajmet e Fundit