2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

E teprojnë me bakllava, përfundojnë në Emergjencë

Mjekes Dafina Basholli i ra për hise që për Kurban Bajram të jetë kujdestare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo aty priti shumë pacientë që shkuan për të kërkuar ndihmë, pasi ia tepruan me ushqime të ëmbla.

Basholli tërhoqi vërejtjen që të shmanget ngrënia e ushqimeve me shumë kalori sepse mund të jetë e rrezikshme, sidomos për ata që vuajnë nga diabeti.

“Çdo ditë në qendrën emergjente kemi mjaft raste të atyre post-COVID, e sidomos sot që është festa e Kurban Bajramit kur njerëzit hanë ushqime me më shumë kalori, sidomos me bakllava dhe pacientët të cilët kanë diabet duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Sot kemi pasë shumë raste që është dashur t’i trajtojmë për shkak të hiperglikemisë dhe hipertensionit, si raste emergjente“, tha ajo për KlanKosovën.

Ajo tha se nuk ka një numër të saktë të atyre pacientëve, sepse kujdestaria vazhdon deri në mëngjes dhe statistike nxirret në fund.

“Numri i tyre është mjaft i madh. E shihni që po hynë e dalin për këtë shkak”.

Pacientë pati edhe për shkak të aksidenteve që ndodhën në ditën e festës.

Basholli tha se edhe numri i tyre ishte më i madh dhe se po trajtonin edhe ata që morën lëndime më të lehta, por edhe ata që u lënduan më shumë. Madje, ajo tha se iu kanë mbetur pak vende, por se po mundohen t’i menaxhojnë

Më Shumë

Edhe 17 biznese të reja të mbështetura nga komuna e Prizrenit dhe Preda Plus, me mbështetjen e ASB-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e projektit “Integra – Nxitja e...

“Shkrepi dhjetë plumba drejt viktimës”, aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit për vrasje të rëndë. Sipas aktakuzës, pasditen e 3 shtatorit në...

Lajmet e Fundit