Kosovari që në Gjermani goditi gruan me sëpatë 39 herë dërgohet në spital psikiatrik

Një shqiptar nga Kosova, i cili vrau gruan me 39 goditje me sëpatë në Gjermani, nuk është dënuar, por është dërguar direkt në një spital psikiatrik. Vendosjen e 37-vjeçarit në psikiatri e ka urdhëruar Gjykata rajonale e Bonit. Kështu, bëjnë të ditur mediat gjermane.

37-vjeçari nga Kosova ka qenë në një gjendje “çmendurie” kur e kreu krimin ndaj gruas së tij 28-vjeçare. Pasi e kreu krimin në një gjendje të paaftësisë për t’u dënuar, ai nuk ka mundur të akuzohej për vrasje.

Gruaja në Gjermani kishte ardhur vetëm gjashtë javë më parë nga Kosova. Bashkëshorti i saj, i cili jetonte në Siegburg dhe punonte në një kuzhinë hoteliere, ishte shumë i bindur se bashkëshortja e tij mësuese donte një person tjetër.

Në këtë proces, ai i deklaroi si provë takime dhe diskutimet e të ndjerës, por të cilat, sipas Gjykatës nuk kanë ekzistuar kurrë.

I pandehuri kishte dëshmuar se ai ishte tallur dhe provokuar nga gruaja e tij natën e 1 tetorit 2017, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch. Ai kishte marrë një sëpatë dhe e ka goditur bashkëshorten në kokë dhe në qafë, duke e lënë të vdekur.

Kosovari ka vuajtur përkohësisht nga një ngacmim postraumatik, si refugjat i luftës. Gjendja e tij është diagnostifikuar 13 vite më parë dhe ishte trajtuar me ilaçe.

Më Shumë

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit