Busti i Eqrem Çabejtë në Tiranë skalit frymën e dijetarit

Figura e gjuhëtarit të njohur shqiptar, Eqrem Çabej, është përjetësuar edhe në bustin në qendër të Tiranës, i përuruar të hënën. Ka zënë vend në afërsi të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe është vepër e skulptorit të njohur Hektor Dule.

Skulptori e ka njohur nga afër gjuhëtarin dhe për ta hedhur në bronz njeriun e mençur, që dijen ia kushtoi gjuhës shqipe, artisti kaloi në një proces të gjatë analize mbi atë që përfaqëson Çabej në shkencat albanologjike, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ka qenë mbresa e një momenti kur unë flisja dhe ai dëgjonte me dorën kështu (të vendosur në mjekër)”, ka treguar skulptori Dule.

Në zbulimin e bustit ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Gjatë fjalës së tij me këtë rast, kryeministri e ka vlerësuar lart autorin e kësaj vepre, skulptorin Hektor Dule i cili, sipas tij, ia ka dalë ta skalitë për përjetësinë atë që do të ishte e pamundur të përmblidhej në një fjali, apo në një paragraf, atë që Eqrem Çabej la jo vetëm si gjurmë, por edhe si frymë. Rama si artist e ka vlerësuar veprën duke e krahasuar mjeshtërinë e Hektor Dules me atë të Odhise Paskalit në bustin e Naim Frashërit…

Image

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit