14.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

KQZ-ja, pa datë për certifikimin e zgjedhjeve

KQZ-kati2Fillimi i punës së kryetarëve të komunave të cilët fituan besimin e qytetarëve me 3 nëntor, pastaj edhe me një dhjetor, varet kryekëput nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Eksperti i zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka theksuar për Telegrafin se kryetarët e zgjedhur të komunave duhet të betohen një muaj pas certifikimit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

“Në bazë të dispozitave të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, bëhet betimi i kryetarëve të ri. Vendi nuk është i përcaktuar se ku duhet të bëhet ky betim”, ka thënë ai për Telegrafin.

Ish-kryeshefi i KQZ-së tha se ligji nuk e kushtëzon KQZ-në se në çfarë afati kohor duhet t’i certifikojë zgjedhjet.

“KQZ-ja, siç edhe po shihet, nuk ka qenë deri më tani efikase në punën e tyre, duke e tejzgjatur certifikimin e zgjedhjeve në raundin e parë, i cili u mbajt me 3 nëntor”, ka shtuar Baraliu.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka theksuar për Telegrafin se në momentin kur nuk do të ketë çështje të hapura, atëherë KQZ-ja do të bëjë certifikimin e rezultatit përfundimtar të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe rezultatit përfundimtar për Kuvendet Komunale.

Në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, në nëntë komuna gara ka përfunduar qysh në raundin e parë, me ç’rast janë rikonfirmuar kryetarët aktual. Ndërsa, 25 komuna kanë vazhduar garën e balotazhit, proces i cili është përcjellë me befasi të shumta.

Më Shumë

“Bereqeti” shpërndan hurma për punëtorët e administratës në Dragash

Drejtori i Administratës Komunale, Veton Halili, sot shpërndau rreth 60 pako me hurma për punëtorët e administratës komunale në emër të shoqatës “Bereqeti”, e...

Zjarr i madh në Prizren, shpërthen në rrugën “Janina”

Në orët e mbrëmjes të së premtes, është raportuar për një zjarr të madh në Prizren. Sipas raportimeve të para, zjarri ka shpërthyer në...

Lajmet e Fundit