6.1 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Krahpërkrah me veten

Enver Sulaj

(Poetit Ali Podrimja- disa orë para se të gjendej i vdekur)

Diku keni me m’gjetë
e unë s’kam me mujtë me i pa ma sytë e bukur
të çikës që di me vajtue dhembshëm e me t’shti n’dhe
me atë gjamën e saj epike

Due me e shkel gurin fort me kambë
e me pa a muj me ec krapërkrah me veten teme
Mos u lodhni duke m’kërkue atje ku s’ka kuptim vetmia
Atje ku fjalës i kanë vu therrë te dera e shpisë
e s’e lanë me pa fundin e rrugës ku pluhnin e ngrit nalt edhe fryma ma e lehtë

Unë dola sot skaj lumit për me ia pa edhe njiherë brigjet gropa- gropa
Që ia shkaktuan reshjet e shiut në stinën teme që s’mi teri kurrë sytë
Më lini të qetë, o miq, të luej me guralecat e bardhë aty ku s’më njeh kush
veç Lumit tem që ma njeh vetminë
e dhembjen….

Enver Sulaj
21 korrik 2012

Ali Podrimja, 11 vjet që kur mbylli sytë përgjithmonë

Më Shumë

Kujtohet Komandant Malisheva në 25-vjetorin e rënies

Me një akademi përkujtimore, në Malishevë u shënua 25-vjetori i rënies së dëshmorit Agim Milaim Elshani – Komandant Malisheva. Aktiviteti u organizua nën përkujdesjen...

27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999...

Lajmet e Fundit