11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Ramadan Muja përfiton nga bllokada politike

RamadanMuja-makinaGjykata e Apelit për mosshqyrtimin e deritashëm të rastit të kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve komunalë prizrenas, në një sqarim për medie, u arsyetua me bllokadën institucionale disamujore.

Gjykata e Apelit dha një ecuri të gjërave që penguan marrjen me lëndën e Mujës dhe të tjerëve.

“Kjo lëndë fillimisht i është ndarë në punë një gjyqtari ndërkombëtar të cilit ndërkohë i ka kaluar mandati. Për shkak se Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka qenë funksional, si pasojë e mungesës së kuorumit, meqë anëtarët e KGJK-së i emëron Kuvendi i Kosovës – nuk ka mundur të emërojë gjyqtarë të rinj,” thuhet në sqarimin e Gjykatës së Apelit.

Kuvendi i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit 2014 u bë funksional vetëm pas gjashtë muajsh në dhjetor të të njëjtit vit, për shkak të ngërçit politik të shkaktuar nga subjektet politike të vendit.

Tre anëtarë të KGjK-së u zgjodhën nga Kuvendi vetëm më 26 shkurt të këtij viti, ndërsa KALLXO.com-i shkroi se njëri nga ta ndodhet nën hetime të prokurorit disiplinor në KGjK.

Në komunikatë Apeli tregon se ende lënda e Mujës nuk i është ndarë ndonjë gjyqtari.

“Së fundmi KGJK-ja, ka emëruar disa gjyqtarë ndërkombëtarë dhe posa presidentja e Kosovës të bëjë dekretimin e tyre, lënda do t’i ndahet në punë njërit prej tyre si dhe do të formohet kolegji që do ta shqyrtojë këtë çështje. Kjo gjë presim te ndodhë shumë shpejt,” vijon komunikata.

Muja dhe zyrtarët tjerë prizrenas u dënuan më 13 mars 2014 nga një panel i drejtuar nga EULEX-i.

Pas ankesave së mbrojtjes ndaj dënimit në muajin maj 2014, lëndës së kryetarit të Prizrenit iu deshën katër muaj për të shkuar në Gjykatën e Apelit. Për këtë vonesë shkroi KALLXO.com-i.

Një ditë pas këtij shkrimi, lënda arriti në Apel.

Kohën e pranimit të kësaj lënde e konfirmon edhe Gjykata e Apelit.

“Ankesat kundër aktgjykimit te shkallës së parë të Gjykatës Themelore të Prizrenit që mban datën 13 mars 2014 me numër P.nr. 171/13, janë pranuar ne Gjykatën e Apelit me 08 korrik 2014 dhe lënda është regjistruar me numrin PAKR 349/14. Lënda është dërguar tek Prokuroria e Apelit për mendim me 09 korrik 2014 dhe na është kthyer në Gjykatën e Apelit me 4 shtator 2014,” përfundon sqarimi.

Më Shumë

Deputetja Duda Balje i përgjigjet Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin tim rreth Kodit Civil

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe...

Diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Sipas MeteoKosova...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit