12.4 C
Prizren
E premte, 21 Mars, 2025

Krasniqi: Jemi shpresa e veçantë e kombit

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMËS për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se lista me kandidatët e NISMËS për Kosovën është risia më e madhe e zgjedhjeve parlamentare.
Krasniqi në rrjetin e tij social në “Facebook”, ka shkruar se te NISMA nuk ka “prurje” jodemokratike e as profiteriste, sikur nuk ka as deputetë e deputete të trafikuar për trafikim të votës qytetare. Postimi i plotë i Jakup Krasniqit:“1. Lista me kandidatët e Nismës për Kosovën është risia më e madhe e këtyre zgjedhjeve, zgjedhjeve që do të sjellin ndryshimin e kërkuar për Kosovën dhe qytetarët e saj.

2. Lista e Nismës në rend të parë është strehë e qytetarëve që dëshirojnë që me përkushtim e përgjegjësi t’ju shërbejnë qytetarëve të Kosovës, të cilët me të drejtë presin ndryshime të thella e përmbajtjesore.

3. Në Listën e Nismës për Kosovën vetëm 5.5% e kandidatëve janë të përbërjes së shkuar ose ish deputet, 94.5% janë kandidatë që asnjëherë më parë nuk kanë qenë pjesë e legjislativit tonë. Ata zotohen se do të jenë: më transparentet dhe më të përgjegjshmit e politikës kombëtare në Republikën e Kosovës.

4. Lista e Nismës përbëhet nga kandidatet e kandidatët e rinj, politikanë/e, intelektualë/e, atdhetarë/e dhe eksperte/ët që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë, të shtetit të së drejtës, në shtetin e mirëqenies, në shtetin e drejtësisë sociale, në shtetin ku të gjithë qytetarët janë të barabartë para zotit ashtu edhe para ligjit.

5. Dhe më kryesorja, Lista e Nismës përbëhet kryekreje nga prurjet e reja, të cilët Nismën e shohin shpresë ndryshimi në qeverisjen e vendit. Te Nisma nuk ka “prurje” jo demokratike e as profiteriste, sikur nuk ka as deputetë e deputete të trafikuar për trafikim të votës qytetare.

Janë këto disa nga çështje që NISMËN e bëjnë shpresën e ndryshimit të madh që i duhet Republikës së Kosovës. Prandaj në këto zgjedhje jemi shpresa e veçantë e kombit! Në popullin tim kam besuar edhe në ditët më të vështira të jetës sime e të popullit tim! Dhe kam pasur të drejtë. Pse mos të kam besim edhe tani? Unë i besoj popullit tim, i besoj edhe vullnetit të tij për ndryshim!:, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Më Shumë

Policia e Kosovës përmes radarit mobil identifikon shoferin për tejkalim të parregullt në vijën e plotë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në magjistralen Prizren-Gjakovë ka identifikuar përmes radarit mobil një ngasës të automjetit transportues duke bërë tejkalim të parregullt...

Konkurs bukurie për qentë – Prej 5 vitesh mbahet në Prizren nga Federata Kinologjike

Mbi 150 qenë të racave të ndryshme pothuajse nga e gjithë Evropa dhe vendet e rajonit kanë marrë pjesë në konkursin ndërkombëtare të bukurisë...

Lajmet e Fundit