18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Krasniqi: Koalicionet e mëdha, vënë në vështirësi opozitën

Jakup Krasniqi14-12Deputeti i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka shprehur skepticizëm se koalicioni qeverisës PDK-LDK do të sjellë ndryshime pozitive. Krasniqi këtë koalicion e ka quajtur koalicion të zorit.

Ai ka thënë se gjatë të gjitha mandateve që kanë qeverisur e bashkëqeverisur këto dy parti, qytetarët nuk kanë vërejtur sundim të ligjit, aq më pak zhvillim ekonomik e mirëqenie qytetare.

Duke folur për rolin që do ta ketë opozita, Krasniqi ka vlerësuar se në cilindo vend ku formohen koalicionet e mëdha, opozita ka vështirësi për ta kryer rolin e saj kushtetues.

Mirëpo, sipas tij, nëse ka unifikim, opozita mund të shpalosë vlera të reja opozitare e demokratike. /epoka e re/

Më Shumë

Deep Purple emocionojnë kryeministren japoneze me një vizitë të shkurtër

Grupi legjendar britanik “Deep Purple” i ka dhuruar një moment të veçantë kryeministres japoneze Sanae Takaichi, gjatë një vizite të shkurtër në Tokio, në...

Aksioni për pastrimin e Malishevës shtrihet në fshatrat Panorc, Rud dhe Llapçevë

Ka vazhduar sot aksioni për pastrimin e ambientit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zbatohet në disa fshatra të komunës me qëllim të...

Lajmet e Fundit