Krasniqi rikujton tri shtyllat e qeverisje së mirë

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Këshillit të Nismës për Kosovën dhe ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ka sjell edhe njëherë në kujtesë tri shtylla, që duhet tu përmbahemi me seriozitet nëse dëshirojmë të kemi qeverisje të mirë.

Krasniqi, megjithatë e ka parë të nevojshme që edhe njëherë të i sjellë këto për publikun, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“1.Demokraci reale që buron nga vullneti qytetarë i pa tjetërsuar; 2. qeverisje të lirë, efikase, profesionale dhe të pa korruptuar; 3. zhvillim ekonomik afatgjatë, privatizim transparent me drejtësi shoqërore dhe me shfrytëzim të kapaciteteve njerëzore (profesionale e intelektuale, pa nepotizëm rrënues), ja rruga moderne (koherente) drejt së cilës duhet të ecim pa hezituar dhe me vendosmëri ne, në Kosovë”, shkruan Jakup Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, çdo hezitim, cenim, neglizhim apo mosrespektim i njërit prej këtyre faktorëve relevant të përmendur, Krasniqi thotë se padyshim që do të na përkthehet në mos avancim të demokracisë, në mos zhvillim ekonomik, në prapambetje shoqërore e kulturore dhe këto do të na kushtojnë të gjithëve, sot e nesër.

Këto tri gjëra, sipas Krasniqi janë ato që na pamundësojnë të ecim në rrugën e integrimeve euroatlantike.

“Prandaj, ne, në Kosovë na duhet domosdo qeverisja e mirë dhe e lirë ( e lirë në përputhje me standardin e qytetarëve të vendit tonë dhe me mundësitë buxhetore të vendit). Qeveria jonë me 20 ministri, me 5-6 zëvendëskryeministra e mbi 40 zëvendësministra etj., sa mund të jetë e lirë (në aspektin e shpenzimeve të parasë publike), dhe efikase kur aty nuk e ‘njeh qeni të zonë’?! Nuk ka dhe nuk mund të ketë qeverisje të mirë pa dije, pa drejtësi, pa dashuri e pa përkushtim për vendin e kombin”, ka shkruar Krasniqi.

Më Shumë

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Lajmet e Fundit