4.7 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

Krasniqi: Shumë probleme të qytetarëve zgjidhen lehtë

krasniqiiiiiKandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, i shoqëruar nga kandidatët për Asamblenë Komunale, Xhezair Krasniqi, Driton Morina, Jetmira Vrenezi, Muhamet Bytyçi dhe Bekim Gashi kanë vizituar fshatin Bardh.

Kandidati Krasniqi vizitën e filloi me homazhe në lapidarin e dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Pas homazheve, vizita vazhdoi në fshat duke parë nga afër disa zona problematike të këtij fshati.

Ankesat e qytetarëve ishin: papunësia e lartë, mungesa e kanalizimit, rryma e dobët, gjendja e mjerueshme e rrugëve në lagjet e fshatit, mungesa e hapësirave sportive dhe ambienti tejet i ndotur.

Pasi vizituan fshatin dhe panë nga afër gjitha problemet dhe sfidat e fshatit para qytetarëve kandidati, Alban Krasniqi, tha se shumë shqetësime që kanë qytetarët janë probleme që mund të zgjidhen shumë lehtë dhe nuk kanë kosto financiare, por mungon vullneti politik dhe institucional, sepse për pushtetin aktual fshatrat janë përkthyer vetëm në votë dhe qytetarët shihen vetëm si votë e jo si qytetarë që paguajnë taksa dhe duhet të kenë shërbime publike cilësore. Sipas tij, fryma e re e të menduarit e e të vepruarit, cila e karakterizon VETËVENDOSJE!-n do të jetë ajo e cila do t’u japë zgjidhje këtyre problemeve. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pas rinumërimit...

Avokati Qelaj: Klientët tanë mohojnë manipulimin e votave, procesi ishte i monitoruar me kamera

109 persona u arrestuan shumë por megjithatë Prokuroria vendosi që të kërkoi paraburgim vetëm për 23 persona për manipulim me vota në Prizren. Gjykata tashmë...

Lajmet e Fundit