19.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Kremton 40-vjetorin e karrierës, me një gala mbrëmje

ShkurteFejzaKëngëtarja jonë e njohur Shkurte Fejza këtë muaj kremton 40-vjetorin e karrierës së saj. Për të festuar gjithë këtë rrugëtim të saj në botën e artit, për nder të saj, më 30 tetor, në Sheshin 21 do të organizohet një gala mbrëmje, ku do të marrin pjesë elita e estradës sonë dhe personalitete të ndryshme të artit dhe të politikës.

“Për këto katër dekada kam realizuar mbi 400 këngë, kam edituar 40 albume personale dhe shumë të tjera në bashkëpunim me këngëtarë të tjerë, me mijëra koncerte anembanë Kosovës dhe viseve shqiptare, po ashtu edhe nëpër vende të botës. Për të realizuar të gjitha këto këngë, kam bashkëpunuar me kompozitorë dhe tekstshkrues më eminentë të kulturës shqiptare, dhe tani vjen një moment kur të gjitha këto duhet shënuar me një event, i cili do të mbahet më 30 tetor në Sheshi 21”, ka thënë Shkurte Fejza në një intervistë për Kosova Sot.

Më Shumë

Pse e ndërpreva seksin për një vit!

“Në mars të vitit 2018, ndalova seksin. Vendosa që për një vit të mos bëj seks apo ndonjë gjë që lidhet me të.” Francisco...

Ndodh përsëri: Blero ndahet nga e dashura e tij

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka konfirmuar ndarjen nga e dashura e tij e fundit. Lajmi është konfirmuar “Prive”, ku në një kronikë të javës...

Lajmet e Fundit