Krimet me ndërtime në Brezovicë, aksion i gjerë i Njësisë Speciale në Shtërpcë

Një aksion i gjerë i bastisjeve ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shtërpcë.

Aksioni i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar në dyshimet për korrupsion me ndërtimet në Brezovicë.

Deri më tani janë disa persona të arrestuar të dyshuar për korrupsion. KALLXO.com merr vesh nga vendi i ngjarjes së janë bastisur rreth dhjetë lokacione deri më tani, përfshirë edhe shtëpinë e ish-kryetarit të Shtërpcës.

Po ashtu merret vesh se janë bastisur edhe prona të zyrtarëve të lartë të Listës Serbe në këtë komunë.

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari nga vendi i ngjarjes ka konfirmuar se ky është një ndër aksionet më të mëdha kundër korrupsion i realizuar gjatë këtij viti.

Ai ka konfirmuar se aksioni është duke u zhvilluar ndaj të dyshuarve për përfshirje në korrupsion dhe ryshfet.

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e UÇK-së në 27-vjetorin e rënies në Gorozhup

Në Kompleksi Memorial në Gorozhup të Hasit është mbajtur ceremonia përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me rastin e 27-vjetorit...

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së...

Lajmet e Fundit