19.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

“Kriminel t’ka cof morri” – “Shko qiti çaj n’shpi UDB-ashit”, përplasje e ashpër mes deputetëve, Drita Millaku dhe Bekim Haxhiu

Akuza dhe ofendime të rënda kanë drejtuar ndaj njëri-tjetrit, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu me deputeten e Vetëvendosjes Drita Millaku. Arsyeja e kësaj përplasje ka qenë Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), dhe Shërbimi Sekret i Serbisë (UDB-a).

Deputetja e Vetëvendosjes ka qenë ajo që Haxhiut i është drejtuar me fjalët kriminel. Duke e akuzuar atë edhe me bashkëpunim me Serbinë.

“UDBA-sh e kriminel je ti”.

“Shumë shpejt ki me e pa vetën (nuk kuptohet) me qatë Serbinë që je duke bashkëpunuar”, dëgjohet duke i thënë Millaku, deputetit të PDK-së në një video të publikuar nga Kosovapost.

Megjithatë aspak më i butë nuk ka qenë në reagimin e tij, Bekim Haxhiu. Ai e akuzon atë se ka familjarë sic thotë ai UDB-asha. Madje disa herë ai i drejtohet me fjalët: “Shko qiti qaj atij UDB-ashit që e ke në shtëpi”.

Haxhiu po ashtu akuzon Millakun se familjarët e saj kanë maltretuar patriotët shqiptarë.

Shkak për këtë përplasje u bë pyetja e deputetes së VV-së, lidhur me spitalin “Aloka” dhe një prej doktorëve turk në këtë spital, i cili sipas saj edhe pak skandalit me stenta ai vazhdon punën. Haxhiu e konsideroi si të pavërtetë/Insajderi.com

Pjesë e transkriptuar nga biseda që mund të dëgjohet nga debati i ashpër:

Drita Millaku: UDBA-sh e kriminel je ti

Bekim Haxhiu: Ti s’mundesh me ba temë e hajt t’i rrokna mu. Familjen UDB-es

Drita Millaku: Për këtë punë t’i ki me shkua në Gjykatë.

Bekim Haxhiu: O jo për këtë punë vazhdo në cilën dush gjykatë.

Drita Millaku: Për qeta jeni duke humbur

Bekim Haxhiu: Krenar, krenar

Drita Millaku: Marre, marre duhet me të ardhur

Bekim Haxhiu: Shko qiti qaj atij UDB-ashit që e ke në shtëpi.

Drita Millaku: Shumë shpejt ki me e pa vetën (nuk kuptohet) me qatë Serbinë që je duke bashkëpunuar.

Bekim Haxhiu: Serbia jote që i qet qaj në shpi

Drita Millaku: Me qata që po dialogun ti e po merresh me ta. Krimineli

Bekim Haxhiu : Qendrat e masazhit në Prishtinë kanë lulëzuar në Komunën e Prishtinës gjatë kohës së Vetëvendosjes. Mos e abuzo temën. Tuat jonë ato [VV-së]. Përgjegjësi e jotja është ajo.

Bekim Haxhiu:Të dëgjova Drita edhe pse s’ja ke qëllua asgjë. Ke pak edukatë pak kulturë dhe të diskutojmë. Për kulturën dhe për edukatën tënde se si familjarët e tu kanë maltretuar shqiptarët dhe patriotët ma të mirë.

Drita Millaku: UDB-në e keni ju në rreth

Bekim Haxhiu: UDB-ën e keni ju në familje. Familjarë tuaj janë.

Drita Millaku: Nuk është në rregull me i bë këto akuza një njëri që flet për UDB-a e për SHIK e krejt i ka në mesin e vet. Në vend se me dalë në temë për rastin që e përmenda e që nuk është i sotshëm, por i kah hershëm, as nuk e pata në plan me politizua rastin se nuk di as kush është.

Bekim Haxhiu: Kështu të vogël na patë vlerësuar edhe Serbia po ju kemi dalë boll. Edhe atyre familjarëve tu që kanë bashkëpunuar me Serbinë ju kemi dalë boll. Jam krenar që kam qenë pjesë e Qendrës Studimore, pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me krenari që kam qenë pjesë e Shërbimit Informativë të Kosovës që ka qenë fituese gjithmonë me familjarët e tu./Insajderi.com

Më Shumë

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Mërgimtari nga Suhareka vdes në aksident tragjik në Itali

Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Itali. I riu shqiptar, babai i një vajze...

Lajmet e Fundit