18.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Kroacia po kryen më së paku testime të COVID-19 në Evropë

Numri i testeve është një nga treguesit më të mirë sesi një vend po lufton me pandeminë.

Sipas të dhënave, Kroacia renditet e fundit sa i përket numrit të testimeve të coronavirusit në Evropë.

Sipas Worldometers, deri më tani janë kryer 38.376 teste për një milion banorë në Kroaci, që e vendos pak më lart se Irani (37,297) dhe Iraku (37.233), në listën botërore dhe më poshtë se Kirgistani (40.933) dhe Uzbekistani (41.080), shkruan Veçernji list.

Pas shtetit kroat vjen Hungaria me 41.948 teste për një milion banorë dhe Sllovakia me 59.263 testime.

Në krye të vendeve me më së shumti testime është Malta, e cila ndiqet nga Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ndryshe, 24.3 milionë njerëz në nivelin global janë infektuar gjersa kanë ndërruar jetë mbi 828 mijë persona. /Telegrafi/

Më Shumë

Përmbyllet konsultimi publik për Draft-Strategjinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun 2026–2030 në Dragash

Ka përfunduar faza e konsultimit publik elektronik dhe me shkrim për Draft-Strategjinë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun 2026–2030 në Komunën e Dragashit, ndërsa...

Ky është çmimi i naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme në Kosovë. Sipas njoftimit zyrtar nga MINT, çmimi maksimal...

Lajmet e Fundit