Faik Konica në vitin 1913: Ja çfarë udhëheqësi e duan shqiptarët

“Le Journal” ka botuar të premten e 4 prillit 1913, në faqen e katërt, një shkrim në lidhje me intervistën e Faik Konicës për “Neue Freie Presse”, të cilin. Shkrimi është si më poshtë:

“Shqiptarët nuk duan për udhëheqës Dukën e Montpensier-it

Vjenë, 3 Prill. (Nëpërmjet një shkrese të korrespondentit tonë të veçantë.)

Faik Bej Konica, president i kongresit shqiptar në Trieste, ekspozon, në një intervistë të botuar nga ‘Neue Freie Presse’, planet për organizimin e brendshëm të Shqipërisë së re dhe thotë se një punë shumë e rëndësishme, do të jetë edukimi i grave shqiptare.

‘Ne nuk do ta marrim Dukën e Montpensier-it si princ’, tha Faik Bej Konica. ‘Ne nuk kemi nevojë për një njeri mondan. Ne kemi nevojë për një njeri të hekurt dhe do të dimë se ku ta gjejmë.”/Darsiani/

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit