10.7 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

KronikaIsh-ministri Blerand Stavileci po hetohet nga Prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke zhvilluar hetime ndaj ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci për mosdeklarim të pasurisë. Ky rast ka shkuar në Prokurori në fillim të muajit prill të këtij viti, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik e tashmë anëtar i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për mosdeklarim të pasurisë.

Gazeta “Zëri” nga burime të saja brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka mësuar se rasti i Stavilecit është dorëzuar në këtë prokurori në fillim të muajit prill nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

“Janë duke u zhvilluar hetime ndaj Blerand Stavilecit për mosraportim të pasurisë. Ky rast ka ardhur në Prokurori kah fundi i marsit, fillimi i prillit”, ka bërë të ditur ky burim.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj çështjeje gazeta ka provuar gjatë ditës së mërkurë ta kontaktojë disa herë Stavilecin për ta marrë qëndrimin e tij, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsionit nuk kanë dhënë asnjë detaj rreth atyre zyrtarëve, të cilët nuk e kanë deklaruar apo edhe e kanë deklaruar rrejshëm pasurinë e tyre..

Më Shumë

Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Gjestit 30 ditë paraburgim. Ai dyshohet për tri vepra penale. Njoftimi: Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.K. për...

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

Lajmet e Fundit