15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

“K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza në Prizren denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga prindërit, partnerët dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Medvec të Prizrenit, ku një burrë dyshohet se ka përdorur gjuhë të papërshtatshme kundrejt vajzës së tij.

Sinjali mëson se i dyshuari nën ndikim të alkoolit ka fyer e ofenduar 21-vjeçaren me fjalë të rënda, duke e quajtur me terme denigruese si k*rvë që del pa dijeninë e tij.

Përballë kësaj situate, vajza ka denoncuar rastin në Polici, ku para hetuesve policorë është shprehur se nuk ndihet e sigurt të jetojë me babain e saj.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Ai po ashtu i është nënshtruar testit të alkoolit, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që ndaj tij të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kokainë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër E.R. dhe H.K., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, dhe...

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë...

Lajmet e Fundit