Kryeministri në ardhje këndon këngën “N’Rahovec e kemi konakun….”

Profesori i Ekonomisë, Avdullah Hoti, pritet të bëhen javën e ardhshme Shef i Qeverisë. Ai do të jetë kryeministri i nëntë i Republikës. Në vendlindjen e tij, ai ka kënduar këngën “Destan Beg…”.

Videoja është publikuar në FB.

Kryeministri i parë i Kosovës ishte nga Suhodolli i Mitrovicës. I dyti nga Gllogjani i Deçanit. I treti nga Tygjeci i Kamenicës. I katërti nga Qyshku i Pejës. I pesti nga Buroja e Skenderajt. I gjashti nga Prapashtica e Prishtinës. I shtati prapë ishte nga Gllogjani. Kryeministri i tetë i Republikës i cili tash është në detyrë është nga Prishtina me prejardhje nga një fshat i Ulqinit.

Kryeministri i nëntë është nga Ratkoci i Rahovecit që do të votohet javën e ardhshme në Kuvendin e Republikës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila konstatoi se vendi s’mund të shkojë në zgjedhje pse kërkon një parti pa pasur konsensusin e 2/3 të deputetëve.

Sidoqoftë, dikush ka publikuar një video ku shihet Kryeministri i ardhshëm teksa ia thotë këngës, në të cilën këndohet edhe qyteti i Rahovecit.

Hoti është i lindur në vitin 1976. Është profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës. Ka mbajtur pozitën e Nënkryetarit të Komunës së Prishtinës në kohën e Isa Mustafës. Pastaj, ka mbajtur pozitë e Ministrit të Financave, pastaj Shef i Grupit Parlamentar të LDK’së dhe së fundmi Zëvendëskryeministër.

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Lajmet e Fundit