Kryeministri paralajmëron pagesat e Pakos Emergjente për të kaluar te pjesa e rimëkëmbjes ekonomike

Kryeministri Hoti ka thënë se qeveria është duke planifikuar pagesat për Pakon Emergjente, raporton Gazeta Express.

“Ne po planifikojmë që ta mbyllim këtë çështjen e pagesave me masat emergjente dhe të kalojmë tek pjesa e rimëkëmbjes ekonomike që mund të duket pak ambicioze, por që është e realizueshme”, ka thënë Hoti.

Tutje kryeministri Hoti është shprehur se nëse nuk ka thellim të gjendjes me pandeminë Covid-19 fundi i viti të përbyllet me 2.5-3 për qind rëndie ekonomike.

“Efekti nuk është një me një për aq sa ka rënë ekonomia. Nëse nuk thellohet pandemia, ne presim që mund ta përmbyllim vitin me 2.5 ose 3 % rënie ekonomike”.

Këto komente Kryeministri Avdullah Hoti i ka thënë në një debat që po zhvillohet për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë në një institucion të arsimit të lartë privat./Express/

Më Shumë

Shkurte Fejza takon ish-presidentin Clinton: Mirënjohje nga zemra në emër të popullit të Kosovës

Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza ka takuar në SHBA ish-presidentin Bill Clinton. Lajmin e ka bërë me dije vet këngëtarja në rrjetet sociale. Shkurte Fejza...

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Lajmet e Fundit