15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Kryengritje pa precedent kundër Angela Merkel-it

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar të dielën se do të mbetet deri në fund të mandatit të ardhshëm pa marrë parasysh në kryengritje pa precedent në partinë e saj konservative CDU ku shumica po e akuzojnë se po iu bënë tepër lëshime socialdemokratëve (SPD) në mënyrë që të mbetet në pushtet.

Në CDU shumica i bëjnë thirrje që ta përgatitë trashëgimtarin e vet, por ajo ka refuzuar që katër vitet e ardhshme ta lë mandatin. “Jam zotuar para popullit për katër vite dhe këtë do ta respektojë gjithqysh”, ka deklaruar ajo në televizionin ZDF.

Merkel gjithashtu i ka hedhur poshtë kritikat se më nuk ka autoritet pas më shumë se 12 vite në krye të ekonomisë së parë evropiane. “Jo, kjo nuk është përshtypja ime”, ka thënë ajo, transmeton Insajderi.com.

Merkel tashmë është e dobësuar pas pakënaqësisë së opinionit publik ma ardhjen e më shumë se një milion imigrantëve në vitin 2015, dhe më pas me rezultatin zhgënjyes të partisë së saj në zgjedhjet parlamentare në shtator të vitit të kaluar.

Ajo tani duhet të ballafaqohet me kryengritjen në CDU për shkak të lëshimeve të cilat i ka pranuar për të lidhë marrëveshje me Partinë Socialdemokrate (SPD) e cila i mundëson shumicën dhe mandatin e katërt në krye të qeverisë.

Kancelarja u detyrua që t’ia dorëzojë SPD-së ministrinë e financave, gjë që CDU e përjeton si garanci për dorëzimin e buxhetit. Merkel të dielën ka pranuar se bëhet fjalë për koncesion të “dhimbshëm”. Në përditshmen Bild, përfaqësuesi i CDU-së Wolfgang Boscach këtë e ka quajtur koncesion “të tepruar”.

E përjavshmja me ndikim Der Spiegel e ka paraqitur këtë gjendje gjatë fundjavës në ballinë me një vizatim në të cilin është kancelarja plotësisht pa tesha të cilat ia ka vjedhur SPD. “Një shef përgjegjës i partisë duhet të mendojë për trashëgimtar, por nuk dëgjojmë asgjë për këtë”, ka theksuar Christean Wagner i cili po kërkon “ndryshimin e drejtimit”.

Humbja e ministrisë së financave në mes të demokristianëve ka nisur kritika në drejtim të Angela Merkel-it të cilën, ata të cilët e kundërshtojnë e konsiderojnë përgjegjëse për kalimin e një pjese të zgjedhësve konservativë kah e djathta ekstreme

Më Shumë

Kapet me armë ilegale në Rahovec, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Në Rahovec, dje në ora 20:20, një person  është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë...

1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka treguar për rezultatet e qeverisjes së tij në ekonomi, punësim dhe ngritjen e...

Lajmet e Fundit