Ish-presidentë, liderë të Kombeve të Bashkuara dhe një sipërmarrës miliarder, u mblodhën në qytetin e Nju Jorkut, për të diskutuar politikat globale të drogës. I njohur si Komisioni Global për Politikën e drogës, përfaqesuesit e panelit të lartë bënë thirrje për dhënien fund të kriminalizimit dhe burgosjen e përdoruesve të drogës.
Alternativat e propozuara të komisionit përqendrohen në operacione strategjike, rregullimin e tregjeve të drogës nga qeveria si dhe një fokus të veçantë në reduktimin e fuqisë së organizatave kriminale, transmeton Oranews.
Në vitin 2011, Komisioni Global për Politikën e drogës deklaroi se lufta ndaj drogës është një dështim. “Ne kemi paraqitur në vitin 2011 një raport në Nju Jork, ku kemi theksuar se lufta kundër drogës ishte një dështim. Nuk kam nevojë të shtoj të dhëna të tjera, secili nga e di mirë se kjo është e vertetë. Përpjekjet janë të mëdha dhe rezultatet janë mjaft të kufizuara. Është shumë e nevojshme të rregullojmë ligjërisht përdorimin e llojeve të ndryshme të drogave” – tha ish-presidenti i Brazilit dhe Kryesues i Komisionit Fernando Henrique Cardoso.
Në raportin me titull “Marrja e kontrollit: rrugët për Politikat e Drogës “, Komisioni tha se “masat e bazuara në ideologji shtypëse duhet të zëvendësohen nga politika më humane dhe efektive.”
Ish-presidenti i Meksikës Ernesto Zedillo ka detajuar idetë e Komisionit, duke u shprehur se ëshët e dosmosdoshme që tregtimi i drogës të merret nga duart e krimit të organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë për të hequr qafe tregjet e zeza, ku kriminelët marrin shumat të mëdha parash, gjë e cila iu jep më pas mundësisë të përfshihen në forma të tjera të krimit.
Nëse nuk kanë fuqi monetare, krimi i organizuar nuk do të ketë më as kapacitet të lëndojë shoqëritë dhe institucionet përmes dhunës, frikësimit dhe korrupsionit siç po ndodh tani, theskon Zedillo.
Luis Arbur, ish-Komisioner i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut, tha se mënyra e vjetër e të menduarit në lidhje me luftën kundër drogës duhet të ndryshojë. “Ai është modeli që ne kemi përqafuar për 50 vitet e fundit që tashmë është dukshëm i paefektshëm dhe i kushtueshëm.
Kurse miliarderi sipërmarrës, filantropist dhe aktivist Richard Branson shtoi, “Si një biznesmen, në qoftë se unë kam një biznes që përkeqësohet për 50 vjet rresht, atëherë dikush duhet të më shtrojë në një spital psikiatrik.
Branson pëdor metaforën për të shprehur nevojën e ndryshimit të politikave thjesht duke u nisur nga dështimi vit pas viti i atyre aktualeve. Në panel merrnin pjesë gjithashtu ish-Kryebashkiaku i Pragës Pavel Bem, ish-Presidenti i Zvicrës Ruth Dreifuss, ish-Presidenti i Portugalisë, Jorge Sampaio, etj.