Kryetari i Malishevës dhuron gjak

Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, të martën është organizuar një aksion për dhurim vullnetar të gjakut, nga punëtorët e administratës komunale dhe qytetarët e kësaj komune.

Jo vetëm si iniciues i këtij aksioni, por kryetari Kastrati, ka qenë në mesin e dhuruesve të shumtë të gjakut.

“U jam shumë mirënjohës administratës së Komunës dhe qytetarëve të Malishevës që sot i janë përgjigjur pozitivisht këtij aksioni vullnetar e tejet human. Për faktin se duke dhuruar gjak, ne ndihmojmë të tjerët, nisma të tilla do të ndërmarrim kohë pas kohe”, është shprehur kryetari Kastrati.

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit