7.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Kryetari i PDK-së në Prizren ecën bashkë me Ramadan Mujën

Kryetarin e PDK-së në Prizren, Minir Krasniqin mund  ta pret fati i njëjt i kryetarit të Komunës, Ramadan Muja. Konfirmimi i dënimit nga Gjykata e Apelit, do të jetë fundi politik i Krasniqit.

Në mars të vitit të kaluar Minir Krasniqi ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë 2 vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dhe me një dënim alternativ të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 18 muaj. Pas dënimit, ai ishte përballur me kërkesën për dorëheqje nga disa anëtarë të Kryesisë së PDK-së në Prizren.

Ndërkaq, kërkesa për dorëheqje pritet të përsëritet nëse Krasniqit bashkë me Mujën dhe shokët e tjerë të Ekzekutivit do t’iu konfirmohet dënimi nga Gjykata e Apelit.

“Minirit i është kërkuar para një viti që të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së në Prizren. Ai në atë mbledhje i është shmangur kësaj kërkese, mirëpo nëse i konfirmohet dënimi nga Gjykata e Apelit sigurisht që prapë do të përballet me të njëjten kërkesë”, tregon një burim brenda PDK-së në Prizren.

Në muajin qershor do të rikthehet në gjykatë kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, kryetari i PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi dhe ish-drejtorët e tjerë të Ekzekutivit.

Gjykata e Apelit më në fund ka arritur të caktonte nisjen e shqyrtimit të ankesës së mbrojtjes së Mujës, që e kishin bërë për vendimin e shkallës së parë.

Ish-drejtori i Administratës komunale të Prizrenit Minir Krasniqi bashkë me kryetarin Muja dhe u.d. e drejtorit për Gjeodezsi Avni Ademajn ishin akuzuar se në mënyrë të paligjshme kanë marrë në posedim parcelën e tokës me numër 800/2 m,e sipërfaqe prej 50 mijë metrash katror në vendin e quajtur ‘Boka Boka’ me vlerë prei 100 mijë e 600 eurosh.

Me qëllim të administrimit sa më të lehtë me tokën toka kishte kaluar nga AKP-ja në pronësinë e Komunës së Prizrenit dhe atë vetëm brenda një dite. E toka në fjalë, sipas prokurorisë tre muaj pasi që ishte vënë në emër të komunës i ishte dhënë në shfrytëzim një shkolle private dhe atë pa asnjë kompensim për 40 vite.

E për këto veprime, përfaqësues nga Komuna e Prizrenit ishin akuzuar se i kanë tejkaluar kompetencat që kanë pasur. Por, e tëra pritet të vërtetohet pas përfundimit të fjalëve përfundimtare edhe të mbrojtjes, kur edhe do të shpallet verdikti fajësues apo shfajësues i trupit gjykues të gjyqtare në Prizren.

Kryetari i PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi bashkë me kryetarin e Komunës Ramadan Mujën,aktualisht janë duke u përballur edhe me një kallëzim të ri penal.

Hetimet lidhur me këtë kallëzim penal janë iniciuar pas djegies së objektit të –ish “Benaf”-it, i cili objekt është djegur vitin e kaluar.

Muja dhe Krasniqi kanë lidhur kontratë të dëmshme dhe kanë shpërdoruar detyrën apo autoritetin zyrtar.

Ata me “Benaf”-in kanë nënshkruar më 27 qershor 2012 edhe aneks kontratën e dytë për dhënien me qira për katër vjet të tjera,përkatësisht 2016, edhe pse neni 3 i kontratës së parë mes Komunës dhe “Benaf”-it i nënshkruar në vitin 202 parashihet pas periudhës 6 +4 vjet”pa kurrfarë procedure të veçanet qiradhënësit ta lirojë dhe dorëzojë në posedim dhe shfrytëzim të lirë hapësirën dhe objektet lëndore këtu qiradhënësin si pronar”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pretendentët për titull me përballje të lehta

Albi Mall Superliga do të vazhdojë në fundjavë me xhiron e radhës (32), ku në program janë pesë ndeshje për t’u zhvilluar. Kampioni dhe lideri...

Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll

Sot do të luhet ndeshjes e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll. Janë paraparë të zhvillohen pesë ndeshje tejet interesante. Kampioni në fuqi...

Ylli në finale

Lajmet e Fundit