0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kryetari i Rahovecit kërkon nga Kurti zbutjen e masave për bizneset e prodhimit dhe ndërtimit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka takuar sot kryeministrin në detyrë Albin Kurti si dhe ministren në detyrë të administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi.

Në këtë takim është diskutuar rreth gjendjes aktuale të Komunës së Rahovecit e njëkohësisht edhe për masat që janë ndërmarrë për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Në takimin me Kurtin, kryetari Latifi kishte shprehur shqetësimet lidhur me masat kufizuese të cilat ishin vendosur për bizneset në sektorin e prodhimit dhe ndërtimit, të cilat përbëjnë një numër të madh të punëtorëve.

Kryetari Latifi nga kryeministri Kurti , gjatë këtij takimi kishte kërkuar zbutjen e disa masave për këta dy sektorë me qëllim të aktivizimit të këtyre bizneseve veprimtaria e të cilave nuk kishte funksionuar si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Me z. Albin Kurti biseduam për shumë gjëra që po na preokupojnë rreth pandemisë COVID-19, po ashtu i shpreha shqetësimet tona serioze si komunë, lidhur me masat kufizuese të cilat janë vendosur për bizneset tona në sektorin e ndërtimit dhe prodhimit, biznese këto me numrin më të madh të të punësuarve”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kryetari Latifi tha se kjo situatë e krijuar kërkon reagim të shpejtë pasi që tashmë ekonomia e vendit ka përjetuar një çrregullim të madh.

Më Shumë

Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmimet Oscar

DokuFest bën të ditur se tetë nga nëntë këta filma janë shfaqur këtë vit në edicionin e 23-të, ndërsa Queendom ishte pjesë e festivalit...

82 vjet nga vdekja e intelektualit të shquar shqiptar, Faik Konica

Sot përkujtohet 82 vjetori i vdekjes së Faik Konicës, shkrimtar, kritik letrar, publicist, eseist, përkthyes, një nga personalitet më të shquara të kulturës, letërsisë,...

Lajmet e Fundit