Këta janë të emëruarit e rinj të Kurtit në Bordin e Ujësjellësit të Prizrenit

Pas shkarkimit të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrogjioni Jugor Sh.A. Prizreni, kryeministri në largim i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar menjëherë anëtarët e rinj.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit të emëruarit e rinj janë: Ylber Elshani, kryesues dhe drejtor; Arieta Vula-Pozhegu, drejtore; Altin Sahiti, drejtor; dhe Edmond Halimi, drejtor.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike) nën drejtimin e Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. /Insajderi.com

Më Shumë

Totaj akuzon Qeverinë për korrupsion: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë se e njëjta është e korruptuar. Përmes një postimi në Facebook, Totah tha se nga...

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

Lajmet e Fundit