15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Kryetari i Rahovecit kërkon shërbime më cilësore të nivelit parësor

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka shfaqur thënë se shëndetësia primare duhet t’u ofrojë shërbime më cilësore pacientëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prandaj nga mjekët dhe infermierët e nivelit parësor ka kërkuar që të jenë më të përkushtuar në punë dhe në detyrat e tyre. Sipas tij, një gjë e tillë është e nevojshme ashtu që ankesat e qytetarëve në adresë të mjekëve dhe infermierëve të jenë sa më të pakta.

Zyra e informimit e Komunës kishte njoftuar se kryetari Latifi kishte zhvilluar një takim me mjekët dhe infermierët e QKMF-së në Rahovec me ç’rast kishte deklaruar se ky institucion shëndetësor “duhet t’u ofrojë shërbime edhe më cilësore pacientëve të Komunës”.

Sipas komunikatës, Latifi është shprehur mirënjohës për punën humane që bën personeli, por ka pranuar se ka edhe probleme…

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka shpallur zgjedhjet e brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Sipas njoftimit, afati për pranimin e kandidaturave dhe grumbullimin e...

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Lajmet e Fundit