8.6 C
Prizren
E shtunë, 17 Maj, 2025

Kryevepra gjatë pushimit

I konsideruar tashmë si një nga librat dhe filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave, “Gone with the Wind”, është një klasik amerikan. Historianët besojnë se ai ka ndryshuar realisht mënyrën se si ne e shohim historinë kundër luftës. Sidoqoftë, ai s’do të ekzistonte nëse Margaret Mitchell nuk të sëmurej nga artriti në kyçin e këmbës. Në pamundësi për të lëvizur, ajo u bë një lexuese e pangopur. Burri i saj duhet të tërhiqte nga biblioteka të gjitha librat që ajo i kërkonte.

Ai u lodh nga kjo gjë, prandaj një ditë i bleu një makinë shkrimi. Ai donte që ajo të argëtonte veten duke shkruar një libër. I tha me shaka: “Pegi, nëse do një libër tjetër, pse nuk shkruan vetë një libër?”. Dorëshkrimi u bë romani “Gone with the Wind”. Margaret Mitchell nuk kishte dashur asnjëherë të shkruante ndonjë libër. Kur i vinin miq për vizitë, ajo e fshihte dorëshkrimin nën jastëk apo nën qilim.

Në vitin 1929, kyçi i këmbës u shërua dhe libri kishte përfunduar. Por ajo sërish s’kishte ndërmend ta botonte. Në fakt, libri u votua vetëm 10 vjet më vonë. Mitchell u nxit pasi një mik u tall me idenë që ajo mund të arrinte të shkruante ndonjëherë një libër, duke thënë: “Imagjinoni, një budallaqe si Pegi të shkruajë një libër!”. / Bota.al

Më Shumë

Përballja e tretë e finales sonte në Prizren, pritet rivalitet i madh dhe atmosferë e zjarrtë

Emocionet e finales së madhe të play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll arrijnë kulmin sonte në Prizren, ku zhvillohet përballja e tretë dhe...

Bashkimi nuk ia doli as në Mitrovicë – Trepça vetëm një fitore larg titullit

Trepça triumfoi me përmbysje ndaj Bashkimit me rezultat 80:74 (33:26, 2:18, 28:16, 17:14). Tashmë mitrovicasit avancojnë në seri 3:1, duke qenë një hap afër...

Lajmet e Fundit