1.7 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

Kryeziu: Fitorja e LDK-së do të jetë e pakontestueshme

eqa ne nendegenKandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu është i bindur se fitorja e LDK-së në zgjedhjet e nëntorit do të jetë e pakontestueshme.

“Fitorja e LDK-së kësaj here përveç se do të jetë e pa kontestueshme ajo do të mbrohet me secilin çmim. Sepse vullneti i qytetarëve duhet të shkojë në vend dhe të respektohet”, ka thënë Kryeziu në përurimin e zyrës se nëndegës së LDK-së në lagjen “Ganimete Tërbeshi” në Prizren.

Ai i ka falënderuar aktivistët për këtë nismë, që sipas tij, do të jetë model për organizimet e ardshme të nëndegëve dhe shtabeve nëpër bashkësitë e tjera lokale.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka hapur sot zyrën e nëndegës në lagjen “ Ganimete Tërbeshi” në Prizren. Përveç aktivistëve të kësaj nëndege në ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i Degës dhe kandidati për kryetar të Prizrenit,Eqrem Kryeziu.

Viosa Gashi, kryetare e nëndegës dhe kandidate e LDK-së për Asamblenë Komunale në Prizren, u shprehë shumë e kënaqur me ekipin fitues të nëndegës së LDK-së, i cili sic tha ajo është i përbërë nga aktivistë të dalluar.

“LDK-ja në këtë nëndegë në të gjitha zgjedhjet ka dalë fituese. Por, kësaj here jemi të përkushtuar të fitojmë bindshëm”, tha Gashi.

Ajo falënderoi lidershipin e LDK-së për mbështetje që i ka dhënë deri më tash./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Bashkimi fiton me përmbysje ndaj Rahovecit

Bashkimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Rahoveci 029 me shifrat 90:70 (19:19, 18:22, 24:16, 29:13), në javën e 16-të të ProCredit Superligës, raporton PrizrenPress. Përballja...

500 euro të dyshuara si të falsifikuara, deponohen në një bankë në Prizren

Një shumë prej 500 eurosh që dyshohet se është e falsifikuar është sekuestruar në Prizren, pasi është deponuar në një bankë. Policia po heton rastin. Kliko...

Lajmet e Fundit