PDK-ja në Prizren mban fshehtë listën zgjedhore

PDK-dega PrizrenPartia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, nuk e ka publikuar as sot listën zgjedhore të kandidatëve për Asamblenë Komunale. Zëdhënësi i PDK-së, Samir Hoxha, tha lista zgjedhore do të publikohet pas certifikimit nga KQZ-ja. “Lista do të publikohet pas certifikimit nga KQZ-ja”, tha shkurt Hoxha.

Ndërkaq, burimet e “PrizrenPress-it” brenda PDK-së bëjnë të ditur se lista zgjedhore nuk është publikuar deri më tash për shkak pakënaqësive. Çështja e listës zgjedhore është diskutuar edhe në mbledhjen e djeshme me kryetarët e nëndegëve të PDK-së. Burimet brenda këtij takimi bëjnë të ditur se lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka kritikuar për hartimin me vonesë të listës zgjedhore.

“Thaçi ka kërkuar që të tregohemi të kujdesshëm në menaxhmimin e pakënaqësive eventuale rreth listës”. Bartës i listës zgjedhore të PDK-së në Prizren do të jetë Nijazi Kryeziu, ndërsa numër dy do të jetë Shukri Çuni. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit