Kryeziu: Glauku e LVV të hapin rrugë për formimin e Qeverisë, balancimi i pushtetit në ofertën e LDK-së mjaft korrekt

Drejtori i Instituti Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu pas ofertës së fundit që Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe LVV-ja duhet që sa më shpejt të hapin rrugën për formimin e Qeverisë.

Ai e ka cilësuar si të vonshme ofertën e LDK-së, kurse e cilësoi si mjaft korrekt balancimin e pushtetit.

“Glauku dhe VV-ja e kanë radhën ta bëjnë këtë kapërcim, dhe sa me shpejtë t`i hapin rrugë formimit të qeverisë. Zgjedhja, dorëheqja, rizgjedhja deri në zgjedhjen e presidentit, e më pas edhe një herë dorëheqja e rizgjedhja e kryetarit të Kuvendit, nuk do të ishte humbje për Glaukun e as për pasuesin e tij. Por, do ishte dëmtim i vlerave, parimeve dhe besimit për institucionin e Kuvendit edhe Koalicionin qeverisë. Përndryshe edhe pse ofertë e vonshme nga LDK-ja, balancimi i pushtetit duket të jetë mjaft korrekt”, tha Kryeziu.

Kryeziu shkruan se imazhin të cilin e dëmtuan gjatë negociatave do të mund ta përmirësojnë me përkushtim dhe qeverisje të mirë gjatë ditëve në vazhdim.

“Mundësitë për renovimin e imazhit të dëmtuar gjatë këtyre negociatave mund të bëhen me përkushtim dhe qeverisje të mirë në ditët në vazhdim”, shkruan Kryeziu. /Telegrafi/


 

Më Shumë

Nait Hasani: Jam propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren që të jem kandidat për deputet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka konfirmuar se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës...

LDK-ja në Suharekë propozon kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi i rikthehet garës

Dega e LDK-së në Therandë (Suharekë) ka bërë të ditur se, pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj, ka vendosur të...

Lajmet e Fundit