8.3 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Kryeziu: Lista Serbe mund të ç’regjistrohet

Shteti serb duket se qëndron pas sulmit terrorist mbi Policinë e Kosovës të dielën e 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Kështu thonë faktet e paraqitura nga Kosova, konkretisht ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

Sot, u bë e ditur se në mesin e të vrarëve nga grupi terrorist serb është edhe Bojan Mijajloviq, i cili kishte qenë truproje e Aleksandar Vulin, shefit të BIA-s (Shërbimit Sekret Serb).

E gjatë së martes, kreu i MPB-së theksoi se sulmin ndaj organeve të rendit e kishte udhëhequr Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe.

Profesori universitar Kadri Kryeziu, tha në Info Magazine në Klan Kosova se kjo parti edhe mund të ç’regjistrohet.

“Kjo për shkak se i ka shkelur rregullat. KQZ bën kërkesë në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo gjykatë është kompetente për me i ç’regjistruar partitë, nëse konsideron se ka cënuar rendin kushtetues, juridik dhe ligjor. E po ashtu nëse konsiderojnë nëse kanë vepruar kundër interesave të publikut”, tha Kryeziu në Klan Kosova.

Më Shumë

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Në Gjykatën e Apelit ka filluar seanca në rastin e Dibran Hoxhës (“Kobra”) për shqyrtimin e vendimit të shkallës së parë, me të cilin...

Arrestohet në Prizren një 50-vjeçar, ishte në kërkim dhe i dënuar për mashtrim

Një 50-vjeçar është arrestuar dje, më 29.03.2026, në Prizren, pasi ka qenë në kërkim dhe ndaj tij ka pasur shtatë udhër-arreste aktive. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit