4.3 C
Prizren
E shtunë, 15 Shkurt, 2025

Kryeziu: Do ta ftojmë Sali Berishën në Prizren

Eqrem KryeziuKandidati i LDK’së për Kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu e ka konfirmuar për Express se ftesa për të ardhur Sali Berisha në Qytetin e Vjetër është e tij.

Ai ka thënë se Sali Berishën e ka mik personal dhe për këtë arsye ka menduar ta ftojë në Prizren.

“Ka qenë ide imja, meqë Berishën e konsideroj mik personal”, ka thënë Kryeziu, për Express.

“Pra: jo LDK-ja, por Eqa. Megjithatë, nuk ka asgjë përfundimtare”, ka shtuar ai.

Kryeziu ka treguar se ende nuk kanë kontaktuar me Berishën, megjithëse presin përgjigje pozitive nga ai. “Jo, ende nuk është ftuar. Të paktën unë nuk e di”.

Ndryshe në përfundim të fushatës elektorale, Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi i pati ftuar në Prizren Kryeministrin e Turqisë dhe atë të Shqipërisë për të përkrahur Ramadan Mujën në garën për Kryetar Komune.

Kandidati i LDK’së pati thënë se Ramadan Mujës mund t’i ndihmojë vetëm Sulltani i Madhërishëm duke u ngritur prej varrit. Ndërkohë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përsëri ka paralajmëruar se do të vizitojë Prizrenin më 16 nëntor, dy javë para balotazhit, për të mbajtur një mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Kosovës.

Ndaj këtij njoftimi ka reaguar edhe Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, i cili ka bërë thirrje që Kryeministri i Shqipërisë të mos përfshihet në fushatën elektorale duke e ndihmuar PDK’në dhe Ramadan Mujën në Prizren.

Më Shumë

Bashkimi dominon në Ligën Unike Femrat me fitoren ndaj Partizanit

Bashkimi po vazhdon me formë të mirë në Ligën Unike Femrat. Prizrenaset fituan si mysafire ndaj Partizanit të Tiranës 59:84 (15:24, 18:33, 12:9, 14:18), në...

Përplasje mes partive të komunitetit turk, YTHP dhe KDTP me akuza të ndërsjella

Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) publikisht ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka për sulm fizik ndaj një...

Lajmet e Fundit