2.8 C
Prizren
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Kryeziu: Votën e qytetarëve do ta shndërrojmë në besim

FadilKryeziu-nqpKandidati i Nismës Qytetare për Prizrenin, Fadil Kryeziu, ka kërkuar sot nga qytetarët që në zgjedhjet e 3 nëntorit të votojnë këtë nismë.Ai premtoi se NQP-ja, do të jetë zëri i qytetarëve në Komunën e Prizrenit.

“Ne nuk jemi pjesë e asnjë subjekti politikt, por jemi zëri i qytetarëve të Prizrenit”, tha Kryeziu.

Ai tha se NQP-ja gjatë fushatës zgjedhore do të trokas në çdo derë për të kërkuar votën e qytetarëve. “Votën e qytetarëve do ta shndërrojmë në besim dhe jetë më të mirë”, tha ai.

Kryeziu i ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike dhe qytetarëve që të zhvillojnë një fushatë të qetë gjatë këtij muji. “ Kërkojmë që të rrijnë sa më larg presionove ndaj kandidatëve tanë dhe votuesit tonë. Ne jemi të hapur për të gjithë .I ftojmë të gjithë votuesit pavarësisht se cilit subjekt politik i takon, që të bëhen pjesë e NQP. Ne erdhëm për të ndërtuar jo për të rrënuar”, tha Kryeziu.

Nisma Qytetare për Prizrenin në këto zgjedhje garon me numrin 85. “Tek numri 85 do të gjendet gjithë energjia pozitive e zhvillimit dhe prespektivës”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes aktori Mirush Kabashi

Aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familjarë të tij. Ata shkruan...

Parashikimi i motit për sot, priten reshje shiu e bore

Sot parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu dhe bore. Reshjet në formë të borës më...

Lajmet e Fundit