8.1 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Kthehen kasetat

Kanë qenë pajisjet më të dëshiruara në vitet ’90 dhe duket se kasetat janë kthyer sërish.

National Audio, kompania e vetme në Amerikë që i prodhon, thotë se po i mbaron shiriti dhe i ka ngelur vetëm për një vit tjetër prodhimi.

Presidenti i kësaj kompanie, Steve Stepp thotë se do të ndërtojë një linjë prodhimi shiritësh magnetikë në mënyrë që të plotësojë kërkesat që ka për kaseta.

“Do të nisim prodhimin e kasetave më të mira që janë krijuar ndonjëherë. Do të jenë të ngjashme me kartat e bankës”, tha Stepp për “The Wall Street Journal”.

Edhe pse shumë njerëz mund të mendojnë se kasetat nuk përdoren më, ka persona shumë të interesuar për to. Lee Rikard, bashkëthemelues i studios Burger Records, shpjegon: “Muzika tingëllon ndryshe në kaseta, ashtu siç duhet. Kasetat janë kompakte, koleksionohen dhe janë të lira. Gjithashtu, duke e blerë, mbështet dhe artistin”./ KultPlus.com

Më Shumë

Përballjet e fundit para Final 4

Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e fundit para Final 4 në Ligën Unike të Meshkujve. Dy ndeshje do të zhvillohen në kuadër të Grupit B, përkatësisht...

Prizren, ndahet nga jeta mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi

Mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim në mesin e familjarëve, kolegëve dhe brezave të shumtë të nxënësve...

Lajmet e Fundit