11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

“Kuçi, çekan i Hashim Thaçit”

Aktivistët e tri partive opozitare edhe sot kanë zhvilluar një aksion tjetër simbolik, një ditë para protestës së paralajmëruar për nesër.

Cak i këtij aksioni sot ishte objekti i ri i Qeverisë, përkatësisht ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, ku vendosën fotografi në objekt me portretin e zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi me çekan në dorë,ndërsa në të fotoja e ministrit Hajredin Kuçi.

Sipas aktivistëve të tri partive opozitare, dostat klientelist dhe mafioz të Hashim Thaçit, përmes Hajredin Kuçit kanë mundur t’i ikin gjykimit, siç janë Ramadan Muja, Xhabir Zharku, djemtë e Adem Grabovcit, etj.

Aktivisti i Vetëvendosjes Valdrin Ahmeti tha se gjithë qytetarët e Kosovës presin që Prokuroria e Shtetit të veprojë për ta luftuar krimin dhe korrupsionin në Kosovë, përderisa po ndodh krejtësisht e kundërta.

Sipas tij, Këshilli Prokurorial i Kosovës është bërë një vend ku përplasen klanet mafioze të pushtetit, e ku anëtari kyç me përgjegjësi në Këshillin Prokuroial të Kosovës, është ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

“Sabotimi i punës së prokurorëve nis nga organet e hetimit, më saktësisht prej drejtorëve të burgut, ku prapë përgjegjësi kryesor është Hajredin Kuçi. I gjithë opinioni kemi qenë dëshmitar se si të burgosurit VIP kanë bredhur lirshëm rrugëve dhe i kanë takuar dëshmitarët dhe i kanë koordinuar bashkë deklaratat e tyre para gjykatës. Po ashtu njëjtë i pamundësohet puna gjykatësve dhe dënimi i atyre që kryen krime të mëdha. Prandaj, që moti qytetarët e Kosovës nuk kanë dëgjuar asnjë lajm për një prokuror i cili është duke u marr me hetimin e një rasti të madh dhe as ndonjë gjyqtar që ka bërë ndonjë dënim të dikujt të madh në Kosovë”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se që nga vitet e pas shpalljes së pavarësisë personi kryesore përgjegjësia ka qenë Hajredin Kuçi, sepse ai është anëtar në KPK dhe i vetmi me të drejt vetoje. Sipas Ahmetit, ai ka pasur ndikimin kryesor në KPK edhe si ministër edhe si i dërguari i Hashim Thaçit dhe klanit mafioz e klientelist.

“Muajt e fundit të gjithë jemi dëshmitar për ngjarjet që kanë ndodhur në KPK, ku prokurorët kryesor kanë akuzuar për shantazhe e kërcënime. Gjatë kësaj kohe, Thaçi me Kuçin e kanë pasur plot gojën shtet të drejtësisë e shtet ligjor, përderisa janë po këta që e kanë shkatërruar mundësinë që në Kosovë të ketë zhvillim të drejtësisë dhe luftim të krimit të organizuar. Dostat klientelist dhe mafioz të Hashim Thaçit përmes Hajredin Kuçit kanë mundur t’i ikin gjykimit dhe ata janë Ramadan Muja, Xhabir Zharku, djemtë e Adem Grabovcit, skandali me Sami Lushtakun dhe paraburgimi i tij si dhe leja për të futur në burg dëshmitarin në rastin Tolaj”, tha ai.

Me tutje Ahmeti tha se me manovra e ndikime të pafalshme, që kanë ardhur nga njerëzit e PDK-së dhe Hajredin Kuçit ose kanë dal të pafajshëm ose e kanë zvogëluar minimalisht dënimi, siç janë Bajrush Xhemajli, Bajram Mulaku, Nexhat Demaku, Begzat Sinani dhe Selim Januzi.

Ahmeti ka ftuar që nesër të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestë dhe paqësisht e qetësisht të marshojnë për të ç’kapur shtetin.

Më Shumë

Vjen në jetë vajza e Kiarës dhe Luizit: Fotoja e parë dhe emri i veçantë!

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Vajza e tyre ka ardhur në jetë këtë të martë...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 600 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1669 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit