Limaj: Gjuha e përdorur nga “dy kryeministrat”, gjuhë e dhunës dhe kërcënuese

Në takimin e mbajtur sot në selinë e Nisma-s, tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe NISMA, kanë theksuar se ky takim ka shërbyer për t’i koordinuar aktivitetet e ditës së nesërme në të cilën pritet të ketë një protestë të organizuar nga këto tri parti politike.

Protesta, sipas partive opozitare është mbështetur edhe nga qytetarët.

Kreu i Nisma-s, Fatmir Limaj, pas takimit ka theksuar se është e papranueshme gjuha e përdorur nga “dy kryeministrat” e Kosovës, siç i ka quajtur ai Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin.

Kjo për faktin se sipas tij, kjo është një gjuhë e dhunës dhe gjuhë kërcënuese.

Limaj i ka bërë apel Qeverisë së Kosovës që të heq dorë nga kjo gjuhë, sepse sipas tij, kjo gjuhë është përdorur nga regjimet të cilat i frikësohen vullnetit të popullit.

Ai ka përsëritur se kjo protestë do të jetë paqësore. /Telegrafi/

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit