7.4 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Kuçi: FARK’u ka ekzistuar

Blerim KuciBlerim Kuçi, sekretari organizativ i AAK-së, nuk ka mohuar ekzistimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, ndërkaq pranon se Ligji për Veteranët ka mangësi.
Megjithatë ai beson se ky ligj me kohë do të përmirësohet. “Ligji për Veteranët është i mirë, por ai ka mangësi pasi në të nuk u futën edhe propozimet e LDK-së”, u shpreh Kuçi.

I pyetur për ekzistimin e FARK-ut, ai nuk ka mohuar një gjë të tillë, por tha se derisa flitet për ekzistimin e tij, atëherë do të thotë se ka ekzistuar FARK-u.

Këto deklarata Kuçi i bëri të dielën në një konferencë për media, në të cilën ka folur për zhvillimet organizative në AAK.

Duke folur ndërkaq për themelimin e Tribunalit, Kuçi tha se krijimi i tij në Kosovë nuk është i drejtë, por se tani institucionet janë para një akti të kryer.

Ai tha se për themelimin e këtij tribuinali nuk kanë qenë të njoftuar, ndërkaq themelimin e tij e sheh si pasojë të një menaxhimi të keq të qeverisjes së Thaçit./express/

Më Shumë

Temperatura pranverore edhe gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu gjatë së hënës...

Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Gjestit 30 ditë paraburgim. Ai dyshohet për tri vepra penale. Njoftimi: Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.K. për...

Lajmet e Fundit