13.2 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Kujtim Gashi: Po dyshojmë se qëllimi i LVV-së është t’ia zgjasë jetën kësaj qeverie edhe gjashtë muaj

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka thënë në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini se pa i pasur 61 vota në tavolinë është e kotë të niset mocioni i mosbesimit.

“Nisma e LVV-së për rrëzimin e kësaj qeverie është vetëm një shfaqje mediatike. Nuk është një nismë aspak serioze edhe për nga mënyra se si është adresuar dhe si kanë kërkuar ndihmën e PDK-së. Këta ndihmën e PDK-së e kërkuan përmes mediave”, tha ajo, përcjell telegrafi.

Gashi thotë se askush nga PDK nuk ka thënë se nuk e rrëzon qeverinë por sipas tij mënyra e sjelljes së LVV-së ndaj PDK-së nuk është e duhura.

“E para LVV duhet të tregojë para elektoratit të vet se çfarë ka ndodhur me vijat e kuqe që ajo kishte vendosur në fushatë ndaj PDK-së. E dyta Vetëvendosje duhet të tregojë se a i ka parimet e njëjta se në kohë pandemie nuk duhet të rrëzohen qeveritë. A e ka ndryshuar ajo këtë standard apo varësisht nga pozicioni i saj vendosen parimet”.

Deputeti i PDK-së thotë se LVV nuk po tregon se si do t’i sigurojë votat tjera për rrëzimin e qeverisë.

“Dihet se nëse dështon mocioni edhe gjashtë muaj tjerë nuk mund të ngrihet mocion tjetër ndaj qeverisë…Nëse nuk janë 61 vota s’ka se si të niset mocioni pasi dështon votimi. Ne po dyshojmë se qëllimi i LVV-së është t’ia zgjasë jetën kësaj qeverie edhe për gjashtë muaj”, tha ndër të tjera Kujtim Gashi.

Më Shumë

Ndeshje pa shikues dhe gjobë e majme për Lirinë

Pas ndeshjes Liria-Vushtrria dhe inicimit të procedurës disiplinore nga KG, KDE ka marrë sot vendimin për parregullsitë në atë duel. VENDIMI I KDE: I.KF “Liria“. Lëshim...

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një 80-vjeçari të zhdukur në Rahovec

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur nga zona e Rahovec. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë...

Lajmet e Fundit