11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Çeku: Shoh disponim te deputetët e qytetarët se kjo qeveri duhet të shkojë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku thotë se asnjë deputetet nuk përjashtohet nga ftesa e LVV-së për të mbështetur mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Çeku në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ka një pajtim në skenën politike që kjo qeveri nuk po bënë punë të mira.

“Pos atyre që janë pjesë e kësaj qeverie, e që kanë arsye subjektive, nuk shoh ndonjë arsyetim tjetër që kjo qeveri duhet të qëndrojë…Unë shoh disponim te shumica që kjo qeveri duhet të shkojë. Këtë disponim e shoh te deputetët, njohësit e çështjeve politike por edhe te qytetarët”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LVV-së, thotë se procesi për rrëzimin e kësaj qeverie ka filluar qysh kur kjo qeveri është votuar por sipas tij ai bëhet hap pas hapi dhe jo përnjëherë.

“Ne kemi ftesë për të gjithë deputetët. Nuk kemi selektime sa i përket atyre që duan të kontribuojnë në rrëzimin e kësaj qeverie. Kjo qeveri nuk po jep asnjë indikacion për ta shpëtuar vendin nga kjo pandemi”.

Çeku thotë se PDK pos fjalimeve në Kuvend ende nuk e ka dëshmuar me vepra që është parti opozitare.

“Mocioni është opsion i mirë për ta dëshmuar nëse janë në opozitë apo jo”, tha ndër të tjera Hajrullah Çeku.

Më Shumë

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit