13.2 C
Prizren
E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Kukës: E regjistroi si vajzën e tij 21 vjet më parë – fëmija nuk ekzistonte

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kukës ku është arrestuar një 57-vjeçar, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i vulave i stampave dhe i formularëve”.

57-vjeçari me iniciale Xh.S., falsifikoi dokumente 21 vjet më parë duke regjistruar si vajzën e tij, identitetin e një fëmije që nuk ekziston. Më pas në vitin 2021, e shpalli të vdekur këtë fëmijë, me qëllim çregjistrimin nga regjistri i Gjendjes Civile të Shqipërisë.

Nga hetimet rezultoi se 57-vjeçari e ka kryer këtë veprim kriminal të padëgjuar për të përfituar pension më të lartë, bazuar në ligjin e kohës, raportoi TCH.

Ndërsa nën hetim për shpërdorim të detyrës janë mjeku me iniciale A. E., dhe administratori i agjencisë funerale me iniciale sërish A. E, me qëllim provimin nëse këta shtetas kanë qenë apo jo të implikuar në nxjerrjen e dokumenteve false që ka përdorur shtetasi Xh. S.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Kukës kanë siguruar informacione për një rast të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim përfitimin, dhe mbi këtë bazë kanë iniciuar një procedim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për arrestimin e shtetasve përgjegjës”, ka thënë Policia e Shtetit.

Më Shumë

Ema Helena Vicar shpallet “Miss Kroacia 2025”

Në mbrëmjen e së mërkurës në Zagreb u zgjodh “Miss Kroacia 2025” dhe fituese u shpall Ema Helena Vicar. Ajo do ta përfaqësojë Kroacinë...

Propozohet mural për Vedat Muriqin në Prizren

Vedat Muriqi është bindshëm golashënuesi më i mirë i përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe për një dekadë prej lojtarëve më të rëndësishëm. Muriqi është...

Lajmet e Fundit