21.6 C
Prizren
E mërkurë, 30 Korrik, 2025

“Kukësi” i Prizrenit, kërkon ‘shpëtim’ nga kuvendari Arbër Rexhaj

Banorët e rrugës “ Kukësi”  në Prizren kanë probleme me mungesën e rregullimit të rrugës, kanalizimit dhe shtyllave të vjetruara elektrike.

Ata thonë se që tre vjet kanë kërkuar nga komuna që të angazhohet në realizimin e kërkesave të tyre, mirëpo ato nuk janë zgjidhur.

Për këtë arsye ata kanë ftuar në vendngjarje kuvendarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.

Gëzim Xhemaj, banor i kësaj rruge thotë se në mungesë të intervenimit të organeve kompetente komunale si pasojë e rrugës së parregulluar, bllokimit të kanalizimit në hyrje të rrugës po na krijohen telashe të mëdha, pasi që uji dhe ujërat e zeza po na futen nëpër shtëpi, ndërsa po rrezikohemi edhe nga shtyllat e dëmtuara elektrike.

Ai thotë se qysh para tre vitesh kanë paraqitur shqetësimet e tyre para organeve komunale, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh ende , dhe për këtë arsye kemi qenë të detyruar të thërrasim edhe zyrtarin e LVV-së në Prizren, Arbër Rexhajn, theksoi ai.

Ndërkaq, Shefki Kurtaj i cili ka blerë një truall në afërsi të xhamisë së re në këtë rrugë, thotë se për shkak të mungesës së rregullimit të infrastrukturës ai nuk po mund të ndërtojë shtëpinë në këtë rrugë.

Për të parë nga afër situatën, kishte ardhur zyrtari i LVV-së në Prizren, Arbër Rexhaj, i cili tha se kërkesat e këtyre banorëve janë plotësisht legjitime dhe komuna qysh moti ka qenë dashur të zgjidh hallet e këtyre qytetarëve, për të ofruar kushte optimale për një jetë normale.

Ai shprehu gatishmërinë e tij për të ngritur këtë shqetësim në instanca më të larta që të intervenohet në zgjidhjen e kërkesave të këtyre banorëve. Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Sulltan Badalli, tha se nuk ka njohuri për kërkesat e banorëve të rrugës “ Kukësi”, mirëpo ai shprehu gatishmëri që të intervenohet në zhbllokimin e kanalizimit i cili është ndërtuar privatisht nga banorët e që duhet rregulluar në të ardhmen nga komuna, ndërsa saj përket rregullimit të rrugës ai tha se një gjë e tillë këtë vit nuk mund të realizohet. Por, rreth shqetësimeve për rregullimin e shtyllave elektrike në këtë rrugë, kemi kontaktuar drejtorin e distriktit të KEDS-it në Prizren, Artan Kazazi, i cili premtoi se brenda një jave do të intervenohet në rregullimin e shtyllave ose zëvëndësimin e tyre me të reja… /TV Prizreni/

Më Shumë

OVL e UÇK-së përkujton betejën e Buqes dhe Breznes më 28 korrik

Kryetari i OVL-së së UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, ka njoftuar për organizimin e një sërë aktivitetesh përkujtimore më 28 korrik 2025, në nderim...

Lulzim Rafuna në Shoqatën ESNAF të Prizrenit: Nisma të reja për mbështetjen e bizneseve lokale

Shoqata ESNAF ka zhvilluar një takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ku është diskutuar për projekte të përbashkëta dhe...

Lajmet e Fundit