12.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Kundërkorrupsioni heton ish-ministrin Ismajli

Fadil IsmajliAgjencia Kundër Korrupsionit ka nisur të hetojë rikthimin e ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik në KOSTT, shkruan sot Koha Ditore.

Por, kjo agjenci nuk ka pranuar të japë informata shtesë, duke thënë se për këtë rast në të ardhmen do të publikohet vetëm vendimi i AKK-së.

Gazeta ka raportuar se si Fadil Ismajli është rikthyer në KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu) pas 18 muajve, periudhë kjo kur ai ushtroi detyrën e ministrit të Zhvillimit Ekonomik.

Kreu i AKK-së, Hasan Preteni, ka thënë të kenë pranuar informatën për kthimin e Fadil Ismajlit në KOSTT dhe për nisjen e hetimit.

“Ligji përcakton se procedura e trajtimit është e mbyllur për publikun. Publik bëhet vetëm vendimi”, ka thënë Preteni për “Koha Ditore”.
E në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik thonë të mos jenë në dijeni nëse Ismajli është rikthyer në KOSTT.

Më Shumë

Në Rahovec vidhet filtri për pastrimin e mbeturinave në lum

Në Rahovec është vjedhur filtri që shërben për pastrimin e mbeturinave në lum. Siç shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, vlera e...

Hyseni për herë të pestë fiton çmimin ‘Ylli i javës’

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 31-të...

Lajmet e Fundit