12.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Krerët e institucioneve urojnë qytetarët e krishterë për Krishtlindje

Atifete Jahjaga 2Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa si dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli me rastin e Festës së Krishtlindjes, kanë përgëzuar Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, si dhe të gjithë besimtarët e krishterë.

Në urimin e Presidentes thuhet “Me rastin e ditës së Krishtlindjes, që simbolizon vlerat më të larta të solidaritetit, harmonisë, dashurisë dhe paqes ndërmjet njerëzve, ju shpreh urimet e mia Juve dhe gjithë besimtarëve të krishterë. Këtë festë le ta kalojmë me gëzim e harmoni në familjet tona, me të mirat që na i ka dhuruar Zoti. Krishtlindjet sot e gjejnë vendin tonë, Republikën e Kosovës, me një numër të madh arritjesh në të gjitha fushat, me përkushtimin për rritjen e mirëqenies për qytetarët tanë pa dallim etnie e besimi, për zhvillim ekonomik të vendit dhe me synime të qarta për integrime euroatlantike’.

Nëpërmjet një letre, edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Në telegramin e urimit thuhet “Sot në ditën e Krishtlindjes, ju lutem pranoni urimet e mia më të sinqerta me shpresën se kjo festë do të sjell begati. Sigurisht se Krishtlindjet janë festa që sjell ndjenjën e bashkësisë, harmonisë dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit dhe të tolerancës në shërbim të paqes.

Në këtë ditë duhet të kujtojmë se toleranca ndërfetare është traditë shekullore e jona dhe duhet ta ruajmë me kujdes dhe të krenohemi me të. Të kujtojmë se toleranca sjellë paqe dhe se njerëzit e paqes janë në shërbim të familjes, shoqërisë, vendit, në shërbim të Zotit. Sikur edhe çdo ditë tjetër, edhe në këtë festë zemrat tona preken nga gjendja ekonomike e sociale e shumë familjeve në Kosovë. Edhe me këtë rast, shpreh përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të vihet në shërbim të qytetarëve për ta bërë jetën më të lehtë”.

“Gjithashtu, shfrytëzoj rastin që të uroj edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, misionet diplomatike në Kosovë të cilët këtë vit janë larg familjeve të tyre që t’i shërbejnë vendit të tyre dhe qytetarëve të Kosovës”, thuhet në urim.

Me rastin e Ditës së Kërshëndellave, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar një telegram urimi Ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

“Kam kënaqësinë që në këtë ditë të shenjtë, në emrin tim dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, t’ju uroj Juve dhe të gjithë besimtarëve katolikë, Ditën, e kjo ditë e madhe, simbolizon lidhjen e fuqishme të njeriut me Zotin, shpresat më sublime të njeriut, besimin në fuqinë e vlerave më të larta njerëzore, si: liria e Për shumë mot gëzuar Kërshëndellat!”, theksohet në telegramin e urimit të Veselit.

Më Shumë

Peja triumfon ndaj Yllit

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 98:86 (25:23, 27:21, 26:19, 20:23), për të ngushtuar serinë gjysmëfinale të “Play-offit” në 2:1. Te...

Futbollisti i Malishevës dënohet me tri ndeshje

Futbollisti i Malishevës, Rilind Haziraj, nuk do të mund të paraqitet për skuadrën për tri ndeshje.  Kjo pasi ai është dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe...

Lajmet e Fundit