-0.4 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Kundërshtime për teleferikun në Kalanë e Prizrenit, Haskuka paralajmëron se do ta anulojë tenderin

3 milionë euro është projekti përmes të cilit Komuna e Prizrenit parashihte të ndërtonte një teleferik për në kalanë e qytetit, me dy objekte përcjellëse.

Por, ky projekt ishte refuzuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Këshilli për Trashëgimi Kulturore, raporton KTV.

Zyrtarët aktualë në Komunë thonë se projekti nuk ka as lejen e Drejtorisë së Urbanizmit.

Arsye e refuzimit të projektit final, sipas kryetarit të Qendrës Historike, Jusuf Xhibo, është mosrespektimi i kritereve, të cilat ishin vendosur për mbrojtjen e kalasë nga ndërtimet.

Hapësira prej rreth 400 metrash katrorë afër kalasë, kishte rënë në kundërshtim edhe me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit.

Sipas këtij ligji, aktivitetet ndërtimore apo transformuese në Qendrën Historike të Prizrenit, nuk duhet të tejkalojnë 150 metra katrorë.

Mosrespektimi i këtij neni, sipas Arbnor Morinës, nga Këshilli për Trashëgimi Kulturore, ka ndikim edhe në ndryshimin e pamjes së kalasë.

Të pakënaqur me projektin final janë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, thotë se projekti do të anulohet, pavarësisht se kanë përfunduar procedurat tenderuese dhe tashmë është shpallur një kompani fituese për të.

KTV-ja ka provuar të kontaktojë edhe me ish-drejtorin e Urbanizmit, Visar Islamaj dhe ish-kryetari, Ramadan Muja, por ata nuk janë përgjigjur në thirrjet e televizionit.

 

Më Shumë

Totaj emëron dy drejtorë të LDK-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot dy drejtorë nga radhët e LDK-së në pozita kyçe të administratës komunale. Florent Ukaj është...

500 euro të dyshuara si të falsifikuara, deponohen në një bankë në Prizren

Një shumë prej 500 eurosh që dyshohet se është e falsifikuar është sekuestruar në Prizren, pasi është deponuar në një bankë. Policia po heton rastin. Kliko...

Lajmet e Fundit