7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Kur 25 studentë shqiptarë u dërguan në kohën e Mbretit Zog për të studiuar në Fakultetet e Mjekësisë në Francë

Nga: Aurenc Bebja

“Comoedia” ka botuar, të enjten e 10 tetorit 1929, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me dërgimin në Francë të 25 studentëve shqiptarë nga qeveria shqiptare për të studiuar asokohe në Fakultetet e Mjekësisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Disa studentë shqiptarë në Francë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Qeveria shqiptare ka vendosur të dërgojë 25 bursistë në Fakultetet e Mjekësisë në Francë, të cilët do të ndjekin posaçërisht leksionet e Shërbimit shëndetësor ushtarak.

Universiteti i Strasburgut do të marrë 10 studentë, gjë që dëshmon mbi vlerësimin e madh që kanë universitetet franceze jashtë vendit, veçanërisht në Shqipëri. /KultPlus.com

Më Shumë

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

Lajmet e Fundit