18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Kur kitara shkrihet në duart e tij

Ata tinguj që i lëshon nga kitara bënë gjithnjë që spektatorët t’i mahnit me performancën e tij. I veshur me smoking ai performon veprat më të bukura të kompozuara për kitarë, ndërkohë sallat ku është prezent sado të mëdha qofshin ato duken të ngushta nga prania e publikut të cilët vijnë për ta parë nga afër duke koncertuar.

Kitaristi i njohur shqiptarë, Petrit Çeku, për të dytën herë ka performuar në kuadër të jubileut të DAM Festival, ku kësaj radhe për plot një orë mbajti një koncert recital të premten mbrëma në Sallën e Kuqe në Prishtinë.

Ai me elegancën e tij në mbretëreshën kitarë, mahniti edhe në këtë mbrëmje publikun e shumtë, ku përballë tyre ka ekzekutuar meloditë e veprave të kompozitorëve klasikë për instrumentin muzikor të familjes kordofone.

Në fillim ai u përkul përpara masës duke tundur kokën lehtë, e më pas nisi të performoj tingujt e “Suita për violonçel solo nr. 5 BMW 1011” (Prelude, Allemande, Courante, Sarabande, Gavott I,II, Gigue) të kompozuar Johann Sebastian Bach dhe të Dionisio Aguado “Fabdabgo Variado opus 16”.

Pasi që kishin kaluar afër gjysmë ora, kitaristi Çeku, programin e vazhdoi me veprën e Joaquín Rodrigo Vidre “Tres piezas espanolas”(Fandeango, Pessacaglia, Zapetado), e pastaj duke i dhënë fund këtij koncerti më “Un sueno en la Floresta” të paraguaianit Augustin Barrios.Në fund, ai u përshëndet me disa prej anëtarëve të publikut, por duke mos dashur më pas të prononcohet për media, pasi që u arsyetuar se disa intervista tashmë i kishte realizuar në mbrëmjen e të mërkurës që kaloi, atëherë kur kishte performuas së bashku në duo recital me violonçelistin nga Austria Kian Soltani.

Sido që të jetë, të shtunën në mbrëmje nga ora 20:00 në Sallën e Kuqe në Prishtinë, Festivali DAM do të sjell tinguj nga disa instrumentistë turk të cilët do të performojnë në koncertin e titulluar “In love”. Aty pritet të paraqiten Sirin Pancaroglu në harpë, Bora Uymaz vokal-perkusione dhe Mehmet Yalgin në fyelli i nejt./KultPlus.com/

Më Shumë

Jose Mourinho kërkohet nga skuadra e Arabisë Saudite Al-Qadsiah

Jose Mourinho është shfaqur si objektiv i skuadrës saudite të Al-Qadsiah. Ish-trajneri i Chelsea dhe Manchester United është gati të rikthehet në menaxhim pasi u...

Abdixhiku viziton Dragashin: Qeni i Sharrit, ndër bukuritë e pasuritë më të mëdha shqiptare

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Dragashin, shkruan PrizrenPress. Ai është pritur në Sharr nga kryetari Bexhet Xheladini. "Sonte në Sharr, Dragash....

Lajmet e Fundit